Tronditet vendi, dy vr*sje brenda natës

by author

Mbrëmjen e të mërkurës Kosova është tronditur nga ngjarjet kriminale. Pas vrasjes së Liridona Murseli, gruas së Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Paçolli, ka mësuar për një tjetër vrasje të ndodhur në Prishtinë. Një person ka humbur jetën pasi është plagosur me thikë.

Advertisements

Ai është shoqëruar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetoj lëndimeve të shumta trupore.

Advertisements

“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.

TË NGJASHME