Dashi
Advertisements
Mos u tregoni aspak të paduruar këtë javë nëse nuk doni të keni probleme serioze. Sa më realistë që të jeni aq më mirë. Jeta juaj në çift nuk do ketë ndryshime rrënjësore. Mundohuni të mos e provokoni dhe të mos e acaroni për çdo gjë atë që keni në krah sepse vetëm kjo mund të sjelle probleme. Ju beqarët do keni një javë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet të tregoheni edhe pak më të duruar dhe ndryshimet e mëdha do vijnë vete. Ndikimi i Mërkurit tek financat do jetë thikë me dy presa. Bëni llogari para se të kryeni çdo shpenzim. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Nuk do ju mungojë për asnjë moment dinamizmi dhe energjia. Jeta profesionale do jetë prioritet absolut. Vërtet mund të lodheni pak, por do keni arritje të garantuara.
Advertisements
Demi
Këtë javë do ndiheni më të pavarura dhe do bëni gjithçka që do dëshironi. Të gjitha ëndrrat do mund t’ju realizohen. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë më romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jenë ditët më me fat. Ju beqarët do lodheni pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjeni emocionet do jenë të jashtëzakonshme. Venusi do jetë planeti që do ju mbështesë gjithë kohës. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bërë edhe disa investime afatgjata. Mbrojtja juaj imunitare do jetë goxha e mirë gjithashtu. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më në formë. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.
Binjakët
Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Gjendja shëndetësore siç e thamë nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.
Gaforrja
Sado të mundoheni të ruani klimën e ngrohtë, këtë javë nuk do mundeni. Për ju që keni një lidhje gjërat nuk do ecin si duhet. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mund të mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni një takim të jashtëzakonshëm, i cila shumë shpejt do ua ndryshojë jetën. Asgjë nuk ka për të qenë më si më parë, por çdo gjë do jetë më e bukur. Financat herë pas here mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe nëse sapo keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t’ia dalë.
Luani
Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e begatë dhe e mbushur me emocione. Pranë partnerit do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë. Ju beqarëve do ju plotësohen ëndrrat më të bukura dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër rrjedhë. Për asnjë moment nuk do ndihen vetëm dhe zemra do iu përmbushet. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jeni nëse punoni në aktivitete private.
Virgjëresha
Planetët që në përgjithësi ju kanë nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitin të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Juve që jeni në një lidhje do i merrni gjërat më seriozisht dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju beqarët do keni flirtime, joshje dhe dashuriçka kalimtare. Ende nuk do ketë ardhur koha për të filluar lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas të mërkurës do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.
Peshorja
Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet here pas here më tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.
Akrepi
Mos kini frikë të guxoni këtë javë dhe t’i shprehni sa më shumë idetë tuaja. Po u treguat edhe më të përgjegjshëm do keni më shumë arritje. Lidhja juaj këtë jave nuk do jetë aspak e qetë. Në disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju dhe do e shihni me dyshim. Takimi qe do realizoni ju beqarët do jetë sensacional dhe do ndiheni mirë që herën e parë. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën dhe gjendja do mbetet e mirë. Nëse keni ndërmend për investime serioze bëjeni sot pa u menduar gjatë. Shëndeti do jete më i mirë se më parë. Falë mbështetjes së Diellit do jeni edhe më dinamike dhe plot energji. Edhe në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmojë më tepër.
Shigjetari
Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund. Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Në tërësi jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit dhe do mendoni herë pas here të përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni disa takime interesante dhe do dini t’i mbani pas vetes personat që do pëlqeni me fjalë dhe gjeste të ngrohta. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të martës gjendja do stabilizohet. Në punë do ju bëhen disa propozime interesante që duhet t’i shfrytëzoni.
Bricjapi
Venusi dhe Urani do kujdesen për ju gjatë gjithë kësaj jave dhe do sjellin gjëra përgjithësisht pozitive. Ju që keni një lidhje do ndiheni të lire të bëni atë që do doni dhe do e përmirësoni marrëdhënien në çift. Partneri nga ana tjetër mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza. Ju beqarët do keni plot njohje të reja, por përveç lidhjeve afatshkurtra nuk do ketë asgjë më shumë. Buxheti do jetë akoma i paqëndrueshëm sepse do jeni të detyruar të kryeni shpenzime të nevojshme në çdo moment. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mirë është të mbroheni sa më shumë. Në punë do jeni më të matur, më të motivuar dhe më të kujdesshëm. Do arrini ta kryeni gjithçka me përpikmëri.
Ujori
Planetët do ju bëjnë intuitivë gjatë kësaj jave dhe me shumë mundësi nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Nëse keni një lidhje, në pjesën më të madhe të ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se asnjëherë dhe do gjeni personin që do ju përshtatet plotësisht. Qe nga e marta jeta juaj do ndryshojë. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet. Po shpenzuat pa masë do keni probleme. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut që keni ndier së fundmi do qetësohet. Në punë ambienti do jetë i tillë që do iu stimulojë të bëni çdo përpjekje për t’ia dalë mbanë.
Peshqit
Gjatë kësaj jave do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do e lini zemrën t’iu drejtojë. Ju që keni një lidhje do ndiheni mjaft mirë në praninë e atij që keni në krah dhe do mendoni të hidhni hapa më tej. Ju beqarët nuk duhet të jeni impulsivë sepse gabimet e sotme mund të kenë pasoja të renda nesër. Tregohuni më largpamës. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur kjo edhe falë ndihmës së familjarëve. Në fundjave mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do jetë më i mirë se kohët e fundit megjithatë ende nuk do e rimerrni plotësisht veten. Në punë do veçoheni nga të tjetër për aftësinë tuaj menaxhuese, për seriozitetin dhe largpamësinë.