“U bë barsoletë në dyert e Prokurorisë”, gazetarja Lala sjell historinë e pazakontë, ja ku i kishte fshehur paratë zyrtari i lartë

by author

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë historinë e një zyrtari të lartë, të cilit iu vodhën një shumë e madhe parash, që i kishte fshehur në bolierin e ujit.

Advertisements

E ftuar emisionin “Open”, ajo tha se kjo histori edhe pse e vërtetë mbeti thjesht në kuadër të thashethemi sepse nuk u bë denoncim.

Advertisements

Klodiana Lala: Ti kujton ato që u vodhën tek bolierit i ujit, por nuk u denoncua. Ngeli në kuadrin e thashetheme, një shumë e madhe e vendosur në atë bolier të ujit. Njëri me ujë dhe tjetri pa ujë dhe grabitësit morën atë që kishte paratë. Por kjo ngjarje mbeti kështu në ajër.

Eni Vasili: I kujt ishte bolieri?

Klodiana Lala: I një zyrtari të lartë. Zyrtari që po flas është shumë i lartë . Edhe pse nuk u bë çështje hetimore, sepse refuzoi të pranojë faktin, madje u bë barsoletë në dyert e prokurorisë.

Eni Vasili: Po pse nuk është bërë publike?

Klodiana Lala: Ja po e them unë. Nuk ka pasur kallëzim. Që ta them emër mbiemër, do të duhet të bëjë kallëzim dhe nuk është bërë kallëzim dhe nuk e justifikon atë shumë parash.

TË NGJASHME