Një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan mendon se njeriu nuk mund të ndryshojë. Lela e bazon këtë mendim në eksperiencën e saj personale me ish-bashkëshortin, i cili ka vese si lojërat e fatit dhe alkooli. Telefonuesja thotë se është përpjekur ta bindë, por e ka humbur besimin te ai.
Advertisements
Lela: Unë e kam hequr vetë dhe vajti në moshën 60 vjeç dhe akoma s’ka ndryshuar, Aldo.
Advertisements
Aldo: Je duke folur për veset apo jo?
Lela: Për veset, për të gjitha. Nuk mund të ndryshojë Aldo, edhe sot që ai është 60 vjeç që në moshën 30 vjeçe që jam divorcuar dhe ai anjëherë s’ka kthyer. Prapë atë zanat ka.
Aldo: Je duke folur për ndonjë ves, ndonjë varësi?
Lela: Do bixhozin, do pijen. Do mashtrimet, Aldo. Ai nuk ka ndryshuar edhe sot që është në moshën 60 vjeç.
Aldo: Po i hyre bixhozit, i ke të gjitha për atë punë.
Lela: Po i hyre Aldo, janë shumë të rrallë që ndryshojnë, janë shumë të rrallë.
Lela shton se nëse ai do të ndryshonte, ajo do pranonte të kthehej me të vetëm për fëmijët.
Lela: Aldo, unë që në moshën 30 vjeçe që kam bërë divorc me atë, kam pritur që ai të ndryshonte dhe të kthehej një ditë, por ai kurrë, kurrë nuk e bëri këtë. Edhe për hatër të fëmijëve do e merrja por ai atë ves ka edhe sot, Aldo që sot është në këtë moshë kështu dhe sa herë për hatër të fëmijëve i them të ndryshojë, ai nuk e heq mashtrimin./tvklan.al