Janë publikuar pamjet e momentit kur 26-vjeçarja që u përdhunua në grupnë Vlorë, hyn në hotel.
Advertisements
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga “Piranajt”, shihet se vajza nuk është në gjendje të mirë, ndërsa një djalë e mban nga krahët duke ngjitur shkallët.
Advertisements
Albeu.com
Story ItemShtyhet sërish seanca për Berishën, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për zëvendësimin e Artan Simonit me një avokat tjetër
Story ItemU drogua dhe p*rdhunua në grup, del videoja: Momenti kur 26-vjeçarja në Vlorë futet në hotel
Story Item“Djemtë janë thjesht isha”, Juliana Nura rrëfen sfidat; nga puna si shitëse boronicash te blerja e shtëpisë së parë
Story ItemAkuzat ndaj ish-kryeministrit, reagon për herë të parë Shkëlzen Berisha: T’i kishin caktuar Taulant Ballën avokat se e njeh dosjen
Story ItemSi ta përdorni shegën, për të zhdukur rrathët e syve
Story ItemMacron dërgon një anije spitalore të marinës franceze në Rripin e Gazës
Story ItemMinistria serbe e Mbrojtjes kërkon që vetëm KFOR-i të ruajë kufirin e Kosovës
Story ItemNdaluan atletët me ngjyrë, shpallen fajtorë dy oficerët në Britani
Story ItemGJKKO e njofton Berishën për avokatin, Noka dhe Kaso “kërkesë” Rrumbullakut: Në seli, vetëm korrespondenca që lidhen me partinë
Story ItemRama në Bruksel: Duhet të kesh nerva mjaft të forta për tu marrë me BE-në
Story ItemAvokatët e Berishës braktisin seancën, GJKKO cakton Artan Simonin të mbrojë ish-kryeministrin
Story ItemAksident i rëndë në Elbasan, 6 të plagosur
U drogua dhe p*rdhunua në grup, del videoja: Momenti kur 26-vjeçarja në Vlorë futet në hotel
Janë publikuar pamjet e momentit kur 26-vjeçarja që u përdhunua në grupnë Vlorë, hyn në hotel.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga “Piranajt”, shihet se vajza nuk është në gjendje të mirë, ndërsa një djalë e mban nga krahët duke ngjitur shkallët.
View this post on Instagram
A post shared by ᴘɪʀᴀɴᴊᴀᴛ (@piranjatofficial)
Kujtojmë se e reja u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës nga i dashuri i saj dhe shokët e tij,
Ajo ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë sot, ku u shpreh se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.
Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, 26-vjeçarja tregoi se ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.
“Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.
E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.
“Deshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falë”, tregoi ajo.
Sa i përket asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e përdhunimit, ajo shtoi se: “Me pare me kanë marre në telefon që do dalim te hame apo te pime diçka, kur kemi ikur kemi qenë vetëm ne të dy. Me pas pasi vajta atje që te pime alkool, ndonjë gje keshtu, ndenjem atje pastaj ka thirrur shoket e tij A.. dhe G…Mbaj mend që një moment kane ardhur atje jane ulur, pine nga një gote dhe gota e fundit qe kam pire pastaj nuk mbaj me mend…”
Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.
Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.
26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.
https://www.instagram.com/reel/Cy0_iu0tFCD/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==