U ekzekutua nga ish-bashkëshorti, reagon për herë të parë babai i Klodiana Vefës: Nuk kemi qenë në dijeni të mosmarrëveshjes së çiftit, ja kush është fajtori

by author

Vrasja makabre e Klodiana Vefës në Italinë fqinje, trondi mbarë opinionin publik në të dy vendet.

Advertisements

Vrasja e Klodiana Vefës në Itali, 37-vjeçares shqiptarë, nënë e dy fëmijëve tronditi opinion publik në Shqipëri dhe në zonën ku jetonte në Castelfiorentino pranë Firences.

Advertisements

Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa teksa u raportua nga mediat italiane se çifti ishte në proces divorci dhe madje 37-vjeçarja kishte krijuar një raport tjetër.

Ditën e sotme ka folur në një intervistë babai i Klodianës teksa ka deklaruar se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve mes çiftit dhe se Alfredi punonte me djalin e tij të vogël.

Babai tha se Klodiana nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe akuzoi kunatin e saj si një prej shkaktarëve të ngjarjes së rëndë, pasi sipas tij kishte shpifur për vajzën dhe madje i kanë treguar se e kishte rrahur njëherë.

“Klodiana kishte marrë vëllezërit dhe motrat në Itali. Nuk na ka treguar asgjë Klodiana për problemet që kishte me Alfredin. Kishin 30 vite bashkë. Janë njohur me shkuesi. Nuk e dinim që kishin probleme dhe as që ishin ndarë. Kam shkuar në shtëpinë e tyre, kam ndenjur dhe nuk kam kuptuar asgjë.

Atë natë kishin pasur grindje, nuk ishte larguar nga shtëpia. Ai punonte me djalin tim. Klodiana nuk kishte lidhje tjetër.
Vëllai i Alfredit e ka bërë gjysmën e punës, ka shpifur për Klodianën. Më tregojnë një rast që kunati e ka rrahur. Ndërkohë Alfredi për shumë kohë nuk ka folur me vëllain e tij dhe vetëm kohët e fundit ishin takuar. Klodianën e kanë dashur të gjithë shqiptarë, italianë e gjermanë”, rrëfeu i ati i 37-vjeçares.

TË NGJASHME