U ‘fundos’ nga SPAK, detajet e bujshme nga momenti i arrestimit të ish-nëndrejtorit të policisë Tiranë

by author

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili u arrestua dje në kuadër të një hetimi të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Breçani, i cili u arrestua i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të zbuluar falë përgjimeve të aplikacionit SKY.

Advertisements

Breçani u arrestua teksa po hynte në stadiumin ‘Air Albania’ ku do të shikonte ndeshjen e kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe, ndërsa ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit.

Advertisements

Mësohet se ai ishte duke u përshëndetur me ish-kolegë të tij policë, të cilët ishin në shërbim në kuadër të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Po ashtu edhe shefi i krimeve të komisariatit nr.6 në Tiranë,

Dedan Gjoni ka rënë në pranga në afërsi të stadiumit, ku ishte në shoqërinë e djalit të mitur. Gjithashtu, në kërkim është shpallur edhe djali i Breçanit.

TË NGJASHME