U futën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh për t’u larë dhe ‘u zhdukën’, këto janë identitetet e 4 personave që dyshohet se janë mbytur(emrat)

by author

Të tjera detaje kanë dalë rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh, ku dyshohet se janë mbytur 4 persona, anëtarë të një familjeje.

Advertisements

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se dyshohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu dyshohet të jetë mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Advertisements

Polumbarët e RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e 4 personave nga liqeni.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME