U kap me antiplumb dhe arsenal a rmësh me vete, zbardhen detaje të reja nga arrestimi në Lezhë, nëna e 35-vjeçarit me gradë të lartë në ushtri

by author

Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, pasi ka ndalur një makinë, në të cilën ndodhej një arsenal i tërë armësh ushtarake.

Advertisements

Sipas informacioneve, bëhet me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Lezhës, ka ndaluar mjetin e drejtuar nga 35-vjeçari A.L.

Advertisements

Në mjetin e drejtuar nga 35-vjeçari është gjetur një çantë ku brenda saj ndodheshin plumba dhe blindëshpues.

Ndërkohë që vetë 35-vjeçari ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe antipulumb.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Abcnews se nëna e 35-vjeçarit të arrestuar mban gardë të lartë në ushtri.

Ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare.

TË NGJASHME