Ky është efektivi i Policisë Rrugore në Tiranë që u arrestua dhe u përjashtua nga strukturat e rendit pasi iu gjet drogë në makinë. Efektivi Renato Feri u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta
Advertisements
Burime për Abc News bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në Dhjetor por nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve. Pasi u pikas nga forcat Shqiponja, ata i kanë bërë me shenjë që të ndalonte por ai ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e njërit prej policëve.
Advertisements
Ndalimi u bë i mundur më pas në afërsi të rreth rrotullimit të TEG-ut. Pas kapjes, policia zbuloi se Renato Feri ishte koleg i tyre, efektiv i Rrugores. Brenda mjetit gjatë kontrollit u gjet kanabis sativa. Gjithashtu dhe në momentin që është kapur ai ka vazhduar ofendimet ndaj kolegëve të tij.
Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Feri është përjashtuar me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku. Mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike. /abcnews.al