Një djalë 34 vjeçar është arrestuar për kryerje te marrëdhënieve seksuale me të mitur. Aranit Arapi u arrestua ne banesën e tij në fshatin Kryekuq të bashkisë Divjakë. Ai ishte martuar me një të mitur, dhe pas denoncimeve te shumta ne polici te familjes se vajzës , ditën e sotme atij i janë vene prangat.
Advertisements
Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj qe qëndronte e martuar me 34-vjeçarin. Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bere dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi.
Advertisements
“Kur vajtëm atje ne ishin të gjithë xhaxhallarët e dajot, i thash djalit mos bëjnë ndonjë sherr. Ata më thanë e dini çfarë do bënim ne, çunin tënd do ta vrisnim do ta thernim. Goca tha unë dua. Na thanë pas 3 ditësh do vijmë ne te ju, pastaj i thanë çunit mos hajde. I bëmë dasmën ne, se ata nuk donin. E kemi bërë dasmën me frikë mos na vinin me kallashë nuk e di.
Na erdhi policia e Divjakës, ka marrë çunin. Djali ka 10 muaj që e ka marr këtu gocën. Na erdhën prindërit e saj. Ata kanë bërë denoncim. Ata i bënin presion gocës. Erdhën ata na morën në telefon. Erdhën i qerasëm, kur erdhi çuni i thanë gocës, do të marrim, do vijë policia. Nusja mori mësuesen në telefon, po jo i thanë se e kishin bërë prindërit. Në shkollë nuk donte të shkonte se kishte frikë mos e merrnin”,-tha nëna e të arrestuarit.
“Dasmën e bëra unë në gusht, mu krijua mundësia e doja ti gëzoja. Prindërit e asaj më thanë s’ke punë ta bësh gocën time nuse. Ata i bën presion nuses, ajo u sëmur 4 ditë në spital ndejti në agoni. Djali u thirr 3 herë në polici. Vajza ka ardhur me dëshirë. Ishte në klasë të 7, unë doja të merrja dokumentet ta bënte shkollën këtu, ajo nuk pranoi”,-tha babai i të arrestuarit.
Pas arrestimit te 34vjecarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, po nuk dihet vend ndodhja e saj .l. Gjate arrestimit te djalit kane qene prezent edhe prindërit e vajzës.