“U ndoqën nga një bandë shqiptare”/ Çifti pëson aksident të frikshëm në Skoci, humb jetën 27-vjeçarja plagoset i dashuri

by author

Një 27-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Skoci, ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te shtunën, pasi sipas raportimeve, çifti ishte duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare.

Advertisements

Sipas “Daily mail” çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën, duke i marrë jetën vajzës.

Advertisements

Mësohet se çifti mund të jetë detyruar të largohet për shkak të një mosmarrëveshjeje për borxhin e drogës.

Policia e Skocisë po e trajton vdekjen e Amy-t si të dyshimtë dhe dje nisi një hetim për vrasje duke i bërë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë.

Një burim i brendshëm i tha The Sun se ‘Amy ishte një viktimë e pafajshme. Thuhet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një borxhi.’

Edhe më parë Amy-rose dhe i dashuri i saj raportuan se u ndoqën nga një makinë tjetër në një ndjekje të ngjashme vetëm disa javë më parë.

Çifti u tha miqve se ishin ‘të përndjekur’ nga një grup – që besohet se ishin njerëz të ndryshëm.

TË NGJASHME