U përplas nga motori, ndërron jetë rrugës për spital 49-vjeçari

by author

Ka ndërruar jetë 49-vjeçari Gramoz Xhumari, i cili u përplas ditën e sotme në hyrje të Lushnjës nga një motor.

Advertisements

Ai ka humbur jetën teksa po transportohej në Tiranë, për të marrë mjekim për dëmtimet e pësuara nga aksidenti.

Advertisements

Sakaq edhe drejtuesi i motorit Ledion Duro ndodhet në spitalin e Traumës ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore.

Lushnjë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

TË NGJASHME