Një vajzë e rrëmbyer nga nëna e saj kur ishte nëntë vjeçe, është gjetur nga një pronar dyqani, i cili e njohu atë pasi kishte parë në Netflix një episod të “Mistereve të Pazgjidhura”, program ky që ndihmon njerëzit të gjejnë të afërmit e tyre të zhdukur.
Advertisements
Kayla Unbehaun e cila ishte nën kujdestarinë e të atit, u rrëmbye nga nëna e saj Heather Unbehaun, 40 vjeç. Ajo u pa për herë të fundit më 4 korrik 2017, në South Elgin, Illinois.
Advertisements
Tani në moshën 15-vjeçare, Kayla është gjetur e sigurt në Karolinën e Veriut, tha të hënën Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC).
“Jam shumë i lumtur që Kayla është e sigurt në shtëpi”, u shpreh babai i Kayla, Ryan Iskerka, duke falënderuar gjithashtu agjencitë e zbatimit të ligjit që ndihmuan në këtë rast.
Iskerka, i cili kishte kujdestarinë e plotë të Kayla-s, shkoi ta merrte nga shtëpia e nënës së saj në Wheaton një ditë pas Ditës së Pavarësisë, por ajo ishte zhdukur.
Kayla dhe Heather nuk u panë derisa një punonjës i një dyqani në Asheville i njohu rreth orës 19:30 më 13 maj.
Heather është arrestuar dhe është vendosur një garanci prej prej 225,000 dollarësh.
Heather do të ekstradohet në Illinois për t’u përballur me të paktën një akuzë për rrëmbimin e fëmijëve nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Kanesë.