Marklen Haka është njëri nga tre personat që u shoqëruan sot në polici, pasi dyshohet të kenë lidhje me atentatin që iu bë pas mesnate të fortit të Krujës, Gentian Bejtja.
Advertisements
Nga atentati mbeti i vrarë, kunati i Gentianit, Ramazan Sino 29 vjeç dhe të plagosur dy djemët e mitur të Gentianit, 10 dhe 13 vjeç, ky i fundit është në gjendje të rënduar shëndetësore, teksa ndodhet te spitali Traumës në Tiranë.
Advertisements
Dy të shoqëruarit e tjerë janë Durim dhe Valter Bami, të cilët njihen si të fortët e Niklës.
Sakaq duket se Gentian Bejtja dhe Marklen Haka kanë një të shkaur të njëjtë. Gentina Bejtja i ka shpëtuar tre herë atentateve, ndërsa Marklen Haka dy herë.
Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2019 dhe një në vitin 2022.
Në qershor të viti 2022 Haka shpëtoi mrekullisht nga një breshëri plumbash, vetëm njëri prej tyre e kapi rikoshet në nofull.
Në shtator të vitit 2019 Haka ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.
Genian Bejtja ish-efektiv i policisë njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa disa vite më parë ai së bashku me Enver Stafuka u arrestuan pasi kishin vjedhur autoveturën e cila u përdor në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
Gjithashtu është arrestuar dhe për arsenal armesh dhe dyshohet si person i përfshirë në shumë krime kundra personit e pronës.
Kush është Gentian Bejtja, si i shpëtoi dy herë atentatit
Bejtja është një emër i njohur për policinë. Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbeetet e pazbuluar.
Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës.
Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt./albeu.com/