U shoqërua sot në Polici, kush është Indrit Dokle dhe armiqësia me Ervis Martinaj! Pse ishte i gatshëm ‘bosi’ i lojërave të fatit të jepte 500 mijë euro për vr*sjen e tij

by author

Indrit Dokle është shoqëruar sot në Polici. Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht, ndërsa ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles. Kështu ka rrëfyer në SPAK i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Advertisements

Dumani ka thënë në SPAK në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ se marrë porosi nga Martinaj për të vrarë në këmbim të shumës 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Advertisements

Gjithashtu Nuredini shpjegoi se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer.

Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle. SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”. Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim.

TË NGJASHME