U v ra me 9 pl*mba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë, i dënuar për dr ogë

by author

• Edmond Papa (Hoxha), 49 vjeç, me origjinë nga Fier, banues në Sarandë është ekzekutuar me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë.

Advertisements

• Biznesmeni Papa, i cili rezulton të ketë në pronësi hotelin “Blue Sky”, me vendndodhje në Portin e Sarandës, ka rënë pre e atentatit, rreth orës 16:30, teksa ishte ulur në lokalin në pronësi të V.Sh., në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e njohur si Selita në Tiranë.

Advertisements

• Papa mësohet se jetë qëlluar me të paktën nëntë plumba. Ai është transportuar nga banorë të zonës, ku jetonte dhe vetë, për në spitalin e Traumës. Aty, 49-vjeçari ndërroi jetë pa u futur ende në sallën e operacionit.

• Zona është e rrethuar, por deri më tani nuk dihet asgjë për autorin. Dëshmitarët flasin për një person të maskuar, por asgjë nuk është e sigurtë. • Vetë biznesmeni Papa ishte një person që kishte probleme me drejtësinë.

• Ai rezulton i dënuar për trafik droge në Greqi si dhe ka jetuar në Londër. Problemet në trafikun e drogës në kryeqytetin britanik dyshohet të jenë bërë shkak për eliminimin e Papës.

TË NGJASHME