U vetëvra në anijen hotel në Britaninë e Madhe, shqiptar me origjinë nga Durrësi (Foto-Emri)

by author

Mediat britanike kanë zbuluar identitetin e shtetasit shqiptar, i cili kreu vetëvrasje në anijen hotel, në Angli.

Advertisements

Sipas “Daily Telegraph”, viktima është një 27- vjeçar nga Manëza e Durrësit, i identifikuar si shtetasi Leonard Farruku.

Advertisements

Në bisedën e fundit me të afërmit thuhet në artikull, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.

E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”.

Sipas saj, ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli.

Dhe për t’ja arritur këtij qëllimi ka theksuar ajo, ai iu bind kërkesës së Home Office për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

Kjo anije hotel u mor me qira nga qeveria angleze për të zbutur koston ditore prej 8 milion azilantëve mbërritur gjatë dy viteve të fundit në Angli me gomone mes tyre 12.800 shqiptarë.

TË NGJASHME