Familja e të ndjerit Dritan Manjani, nuk ka mundur ende të tërheqë trupin e 26-vjeçarit nga morgu.
Advertisements
26-vjeçari Manjani u vra në derë të shtëpisë nga Dorjan Mema, 30 vjeç.
Advertisements
Familjarët, mes dhimbjes, shprehen se shkak për mostërheqjen e trupit nga morgu është bërë mungesa e mjekur ligjor në spitalin e Bulqizës. Për këtë arsye është dashur që ekspertiza të kryhet nga një mjek ligjor nga Tirana, i cili shkoi në spitalin e Bulqizës.
“Prej orës 10 dhe deri tani, nuk ka pasur mjekë. Tani erdhi nga Tirana mjeku dhe do të bëhet autopsia. Ka mbi 1 vit që nuk ka mjek”, tha një qytetar.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Manjani dhe Mema fillimish u konfliktuan në një lokal, më pas dy makina shkuan në shtëpinë e 26-vjeçarit.
Sapo Manjani doli nga shtëpia, u qëllua me kaçavidë për vdekje nga Mema./Albeu.com/