Një ditë më parë u vra nga Policia italiane shqiptari Haxhi Çollaku. Ndaj tij u qëlluan 4 plumba pasi nuk iu bind urdhërit të Policisë.
Advertisements
Rreth orës 14:00 të 14 korrikut Haxhi Çollaku, kishte ndaluar me furgonin e tij poshtë shtëpisë së ish bashkëshortes me të cilën kishte një histori përndjekjeje dhe dhune. Disa vite më parë madje ndaj 55-vjeçarit ishte firmosur dhe urdhër largimi nga banesa bashkëshortore.
Advertisements
Ndërsa dje, ai kishte shkuar sërish tek banesa edhe pse kishte një urdhër që nuk duhej t’i afrohej. Vajza 12 vjeçe e çiftit, kishte telefonuar policinë për praninë babait të saj poshtë banesës, prandaj një patrullë kishte shkuar në ndihmë. Në momentin e parë kur karabinierët kanë bërë para kanë menduar se do të bashkëpunonte.
Dikur mësues matematike në Shqipëri Haxhi Çollaku kishte 20 vite që jetonte në Itali por martesa nuk kishte funksionuar dhe bashkëshortja e kishte denoncuar disa herë për dhunë.
Karabinierët pasi i kishin kërkuar të largohej ai ishte drejtuar drejt makinës të tij.
Papritur ndez makinën dhe përplas policin që kishte përballë dhe po i kontrollonte dokumentet. Më pas del dhe tenton ta godasë me thikë. Në këtë moment polici qëllon me pistoletë. Dy plumba kapin Çollakun në këmbë dhe dy në gjoks. Të dy dërgohen në spital, por ndërsa shqiptari humbi jetën në më pak se një orë, polici që u përplas nga makina ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasi ka pësuar fraktura./Dosja.al