Pas vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi për një parking nga fqinji i tij grek pas gati një muaj nga humbja e të afërmit të tyre kanë dhënë një deklarate familjarët.
Advertisements
Në një intervistë për mediat greke, bashkëshortja e 39-vjeçarit ka treguar tronditjen që kanë përjetuar ajo së bashku me tre fëmijët e saj.
Advertisements
Ajo më tej ka zbuluar se fëmijët nuk e dinë mënyrën se si babai i tyre ka ndërrua jetë.
“Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati. Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha ‘shihemi përsëri në mbrëmje’, gjë që nuk ndodhi kurrë,” u shpreh e veja.
“Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme, I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë “dua babin jo foton e tij”. Është shumë e vështirë për fëmijët,” rrëfeu vështirësinë e saj gruaja që pas humbjes së bashkëshortit.
Vëllai i 39-vjeçari gjithashtu ka folur në lidhje me ngjarjen ku ka rrëfyer ditët e vështira që kanë kaluar.
“Ai ishte shoku im më i mirë, babai im. Ishte gjithçka për mua”, tha vëllai i 39-vjeçarit.
Ai më tej u shpreh Vangelis nuk kishte lënduar kurrë askënd dhe se kujdes për familjen e tij.
“Ai shkonte në punë nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të natës për të ushqyer fëmijët e tij. Më mungon buzëqeshja e tij,” shprehu me dhimbje vëllai i të ndjerit.