Ujësjellësi i Durrësit ngre alarmin për ndotje mjedisore të përmasave të mëdha në qytet

by author

Foto ilustruese

Advertisements

Ujësjellësi i Durrësit ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura është gjetur ndotje e lartë mjedisore.

Advertisements

Sipas njoftimit të bërë nga Ujësjellësit të Durrësit mbetje hidrokarbure janë derdhur në kanalizimet e ujërave të zeza të qytetit duke shkaktuar rrezik për ndotjen e ekosistemit.

Kjo ndotje është e përmasave shumë të mëdha dhe ka shkaktuar dëmtime tek disa pajisjeve të impiantit. Në kushte të tilla puna në impiant është ndërprerë deri në pastrimin e plotë të këtyre mbetjeve. Mendohet se sasia e mbetjeve të tilla është hedhur në kanalizimet e zonës së Plazhit pranë stacionit të pompimit nr 6 dhe më pas ka ardhur në stacionin fundor nr 9 dhe që andej në impiantin e Shënavlashit.

Për këto arsye SHRUKD ka njoftuar IKMT, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Policinë e Shtetit për këtë ngjarje.

Njoftimi

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton se mëngjesin e sotëm në linjën e pranimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) në Shënavlash është konstatuar ndotje e lartë mjedisore. Mbetje të shumta me bazë hidrokarbure kanë lëvizur nëpërmjet kanalizimeve të ujërave të ndotura të qytetit duke përfunduar tek impianti i trajtimit. Kjo ndotje është e përmasave shumë të mëdha dhe ka shkaktuar dëmtime tek disa pajisjeve të impiantit. Në kushte të tilla puna në impiant është ndërprerë deri në pastrimin e plotë të këtyre mbetjeve.

Mendohet se sasia e mbetjeve të tilla është hedhur në kanalizimet e zonës së Plazhit pranë stacionit të pompimit nr 6 dhe më pas ka ardhur në stacionin fundor nr 9 dhe që andej në impiantin e Shënavlashit. Për këto arsye SHRUKD ka njoftuar IKMT, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Policinë e Shtetit për këtë ngjarje.

Pranë impiantit kanë ardhur inspektorë të këtyre instutucioneve, të cilët kanë parë shkallën e ndotjes dhe kanë bërë akt-konstatimin e rastit të shoqëruar edhe me foto për të vazhduar me procedurat e mëtejshme. Ka pasur edhe në të kaluarën ndotje të tilla mjedisore, por në përmasa të tilla si kjo që është konstatuar ditën e sotme. SHRUKD kërkon nga instancat përkatëse gjetjen e autorëve që kanë shkaktuar këtë ndotje me pasoja të mëdha për Impiantin dhe ekosistemin e zones.

/albeu.com/

TË NGJASHME