“Vajza ime s’ka pasur dashnor”- Përballja mes nënës dhe vjehrrit të 22-vjeçares që u dh*nua nga i shoqi

by author

Nëna e 22-vjeçares shqiptare, Dafina, e cila u torturua nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti dhe u mbajt mbyllur brenda banesës në Volos, hodhi poshtë pretendimet se e bija mund të kishte lidhje tjetër, siç pretendoi vjehrri i saj.

Advertisements

Në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores, Evis Ahmeti, e ëma të resë theksoi se “e përjashtoj si mundësi, vajza ime s’ka pasur lidhje tjetër”.

Advertisements

“Familjes Kurti i bëj thirrje që të mos ofendojnë vajzën time kot, nuk ka lidhje tjera. E dini se çfarë fëmije keni. Do i bëj denoncim nëse më ofendojnë vajzën.

E përjashtoj si mundësi, vajza ime s’ka pasur lidhje tjetër”, tha Lumja, nëna e 22-vjeçares

Ndërkohë babai i Aurel Kurtit, në një lidhje telefonike pas krushkës së tij, theksoi se “thashë një mendim, se mund të ketë pasur lidhje, por jo se është e vërtetë.

Ai i kërkoi Lumes dhe vajzës së saj të tërhiqen nga çështja duke shtuar “do të rregullohen gjëra, përplasje ka në çdo familje”.

“Unë thashë një mendim se mund të ketë pasur lidhje tjetër, por jo se është e vërtetë.

Thashë “mos bën vaki ka nisur lidhje tjetër”.

Dafinën e kemi mbajtur më mirë se fëmijën tim. Nëse djali im e ka dhunuar të marrë dënimin që i takon, nuk është e vërtetë që e ka mbajtur mbyllur. Ditëlindjen ia ka festuar asaj dhe vajzës në lokal.

Djali ka qenë në punë 10 orë çdo ditë, shtëpia ka qenë pa çelës, pse s’më tha mua, ose pse nuk iku nga shtëpia.

Nuk kam kontaktuar fare me Dafinën. Unë Lumes edhe gocës të tërhiqen se do të rregullohen gjëra, përplasje ka në çdo familje. Të bëjë një tërheqje se është më mirë, do rregullohen gjërat. Unë Lumen nuk e takoj asnjëherë, sepse ka thënë gjëra që nuk janë të vërteta. Për djalin e them, nëse e ka dhunuar të dënohet. Edhe nëse unë shkoj, ajo s’më pranon”, u shpreh Gëzim Kurti.

TË NGJASHME