Vala afrikane ‘dominon’ edhe këtë javë, meteorologia Lajda Porja zbulon ditë më të nxehtë në vend: Maksimumet arrijnë në

by author

Territori shqiptar do të jetë edhe këtë javë nën ndikimin e të nxehtit afrikan duke sjellë temperatura të larta. Meteorologia Lajda Porja thekson se temperaturat ditën e sotme pritet të arrijnë 42 gradë.

Advertisements

Problematike do të jenë qarqet Elbasan, Gjirokastër dhe Berat ku temperaturat do të jenë mbi 41 gradë.

Advertisements

E enjta parashikohet të jetë dita më e nxehtë, me maksimume deri në 43 gradë.

Sa i përket rajonit, Porja thekson se Kosova do të shënojë temperatura deri në 39 gradë ndërsa Maqedonia e Veriut do të regjistrojë temperatura më të larta, ku në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike.

“Parashikohet një tjetër kulm i kësaj vale, e cila do të jetë ditën e enjte, ku do të presim maksimume edhe 43 gradë celcius. Përsa i përket motit, moti deri të dielën do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë. Do të ketë momente shumë të shkurtra me vranësira të lehta dhe kalimtare vetëm në zonat malore, verilindore dhe juglindore.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten nën ndikimin e kësaj vale. Problematike do të jetë Maqedonia e Veriut, e cila jo vetëm që do të shënojë temperatura të larta, në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike. Ndërkohë Kosova do të regjistrojë temperatura 39 gradë.“, theksoi meteorologia.

TË NGJASHME