Vala e temperaturave ekstreme prekin edhe Shqipërinë, sinoptikanët zbulojnë ditët më të nxehta kur termometri do të shënojë rreth 42°C

by author

Vala e të nxehtit që tashmë ka pushtuar pjesën më të madhe të Europës, do të vijojë të jetë prezente edhe në Shqipëri këtë javë.

Advertisements

Ndikimi i valës afrikane sjell mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperatura shumë të larta.

Advertisements

Orët e gjata me diell dhe masat ajrore të nxehta bëjnë që termometri të regjistrojë vlera të larta kryesisht në qytetet Berat, Elbasan dhe Gjirokastër.

Sipas sinoptikanëve të Meteoalb, temperaturat sot bien lehte në zonat malore deri 38 grade, ndërsa në Koplik, Shkodër, Tiranë, Fier, Përmet e Gjirokastër termometri do shënojë 40 grade dhe mbi 40 ne Kuçovë e Cërrik sot.

Në vijim na presin 5 dite shume te nxehta. Kulmi i nxehtësisë do të shënoje rreth 42°C te enjten dhe të premten dhe serish fundjava ul lehtë temperaturat.

Qytetet me te nxehta do te jene Berati, Elbasani, Gjirokastra, Tirana, Shkodra, Fieri e Kukësi.

TË NGJASHME