Fotografia e mësipërme është një copë letër bakalli e dhënë nga një dyqan i kompanisë celulare “ONE Albania”.
Advertisements
Përpos skandaleve të ditëve të fundit që i ka denoncuar Newsbomb.al, tashmë kompania në fjalë nuk lëshon as kupon tatimor për shkak të dështimit të sistemeve të saj.
Advertisements
Siç shihet, një qytetar që ka bërë një rimbushje prej 200 lekësh ditët e fundit, në vend të kuponit tatimor ka marrë këtë letër,
e cila është me vulën e dyqanit të “ONE Albania” që e ka lëshuar.
Për të garantuar të drejtën e denoncuesit për të mbetur anonim, numri dhe të dhënat e datës në këtë faturë të lëshuar me dorë janë censuruar, por viti jo, për të vërtetuar se ajo është lëshuar ditët e fundit.