Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin tragjik në Vari, Greqi ku humbi jetën një 54-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve.
Advertisements
Mediat greke raportojnë se për ngjarjen e rëndë janë arrestuar shoferi 21-vjeçar i makinerisë për prerjen e asfaltit dhe mbikëqyrësi i projektit, një punëtor 33-vjeçar.
Advertisements
Fakti tronditës që del nga hetimi i Policisë është se 21-vjeçari nuk kishte patentë për të punuar me makinën që pret rrugën.
Sipas policisë gjithçka ka ndodhur dje në orën 10.30 në kryqëzimin e rrugëve Dodekanisos, në Vari, gjatë punimeve të një firme nënkontraktore. Projekti përfshinte prerjen e asfaltit dhe trotuare për të ndërtuar rrjete për vendosjen e fibrave optike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vënë në pranga dy personat që akuzohen për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.