Në orët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin e Sarandës, ku një 17-vjeçar vdiq tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori, të cilit iu këput kavoja.
Advertisements
17-vjeçari punonte ndihmën kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa ashensori përdorej kryesisht për transport të mallrave.
Advertisements
Pas ngjarjes policia arrestoi 43 vjeçarin Lulëzim Allkushi,
i cili është personi që ka montuar ashensorin si edhe shpalli në kërkim pronarin e lokalit, Spiro Iljadhin.
Së fundmi mësohet se 43 vjeçari nuk ishte i licencuar për momentin e ashensorëve dhe po ashtu pas montimit, nuk kishte shkuar më për t’i bërë shërbime ashensorit që shkaktoi vdekjen e të riut.