Vdekja tronditëse e sulmuesit të Egnatias, Prokuroria e Durrësit bën lëvizjen urgjente

by author

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim kryesisht pasi futbollisti, Rafael Dwamena ndërroi jetë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Deri më tani janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.

Advertisements

Trupi pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

Advertisements

Për rastin në fjalë organi i akuzës po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë. Dosjes pritet ti bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko ligjore, nëpërmjet te cilës përcaktohet sakte shkaku dhe ora e saktë e vdekjes.

TË NGJASHME