Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan janë përballë dy kunata, zonja Lalote dhe zonja Algina, të cilat nuk komunikojnë bashkë prej kohësh.
Advertisements
Lalote ka treguar se si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, i vëllai i saj ka humbur jetën para 3 vitesh. Ajo që e shqetëson zonjën në fjalë është se kunata e saj, bashkëshortja e vëllait të ndjerë është shkëputur nga familja e tyre dhe rrjedhimisht edhe fëmijët e saj.
Advertisements
Nga ana tjetër, zonja Algina pretendon se Lalote nuk e ka kërkuar asnjëherë as atë dhe as 4 fëmijët e saj dhe sipas saj nuk i ka mbështetur kurrë.
Lalote: Unë jam Lalote Curraj nga fshatrat e Vlorës. Ne që kemi ardhur këtu na ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në vitin 2018, më ka humbur një vëlla: aksident në hidrocentralin Smokthinë-Lepenicë, diga Vërmik, punonjës definitiv. Kjo zonja duhet të më japë llogari pse na ka shkëputur. Çfarë kërkon nga neve kjo?
Algina: Çfarë kërkon nga unë?
Lalote: Kërkoj nga ti të thuash pse nuk na përfill neve. Vëllai im ka lënë 4 fëmijë, nuk është njeri pa njeri. Ku e ke mbështetjen që na kthen neve krahët zonjë?
Algina: Mbështetja e kam gjetur tek Zoti dhe kam përballuar hallet e mia me 4 fëmijët e mi, vetëm fare.
Lalote: Nuk kërkoj asgjë, kërkoj pse nuk ke kërkuar mbështetje nga ne…
Algina: Pse më sjell mua këtu, për çfarë arsyeje?
Lalote: Të sjell për të kërkuar pse je larguar…
Algina: Pse jam larguar?! Kush e ka fajin këtu, unë apo ti? Yt vëlla të la 45 fëmijë rrugëve, pse nuk u mendove njëherë të thoshe…
Lalote: A nuk të vret ndërgjegjia se na ke kthyer krahët?
Algina: Ti te dera ime nuk ke ardhur, nuk ke thënë kurrë që dale t’i shoh pak ata fëmijët e vëllait se janë pa baba…
Lalote: Ke një vit e gjysmë që ta marrim në telefon…
Algina: Unë derën nuk ia mbyll njeriu, as hasmit.
Lalote: Moj pse s’më përgjigjesh në telefon?
Algina: Ti nuk ke ardhur asnjëherë në derën time, nuk je përgjigjur kurrë të thuash a keni bukë, a s’kanë bukë ata fëmijë.
Lalote: Ti nuk ke ardhur asnjëherë të komunikosh as me kunatin dhe as me mua. Me mua nuk të lidh më asnjë gjë.
Eni Çobani: Ti i ke në familje, mban mbiemrin e familjes Curraj, apo jo, ty të lidh diçka.
Algina: Tani, kjo 3 vjet e gjysmë, si vjen kjo e më kërkon llogari..
Lalote: Dashuria për fëmijët.
Algina: Pse nuk vjen që t’i shohë fëmijët?
Lalote: Ti nuk na del as në telefon moj, ti do e përballosh jetën e fëmijëve?! Ti më humbet dhe mundin e vëllait moj, si mundesh?