Vëllai u dogj në shtëpinë e barit, futbollisti shqiptar bën gjestin prekës në fushën e lojës (FOTO)

by author

Mariglen Ruçi, një 21 vjeçar nga Berati, ka humbur tragjikisht jetën në Britaninë e Madhe pasi shtëpia e barit ku ai qëndronte, mori flakë dhe u shkrumbua ditë më parë. Marigleni, ishte vëllai i futbollistit të Bylisit, Flamur Ruçi.

Advertisements

Ky i fundit ka dalë sot në ndeshjen Bylis-Egnatia dhe ka shënuar të vetmin gol të fitores për ekipin ballshiot. Flamur Ruçi ka folur për mediat pas ndeshjes, teksa në trup mbante një bluzë të stampuar me foton e tij dhe të vëllait.

Advertisements

Futbollisti ja ka dedikuar golin vëllait që humbi tragjikisht jetën në shtëpinë e barit. Ai falenderoi mediat, shokët dhe të gjithë tifozët që po i gjenden pranë familjes Ruçi në këto momente të vështira për ta.

“Shumë faleminderit, juve dhe të gjithëve. Ka qenë një ngjarje që e kemi përjetuar, si unë si familja ime, ekipi, shokët. Sot më ka ndihmuar ai nga lart dhe golin ja dedikoj atij. Jam shumë i lumtur për golin dhe për tre pikët”, u shpreh futbollisti Flamur Ruçi.

TË NGJASHME