Vendim i drejtë? Në këtë qytet ndalohet shëtitja e turistëve me rroba banje

by author

Komuna e Strugës ka marrë një vendim të rëndësishëm në këtë sezon veror, sipas të cilit ndalohet shëtitja e pushuesve, turistëve apo kujtdo tjetër me rroba banje në qendër të qytetit.

Advertisements

Alsat.mk raporton se kjo masë u mor si rezultat i disa raportimeve të qytetarëve të cilët kanë shprehur shqetësimin për lëvizjen e turistëve me rroba banje në pazar dhe dyqane në qendër të qytetit.

Advertisements

Avokati dhe anëtari i Këshillit të Komunës së Strugës, Alen Dereban, sqaron se nga aspekti juridik nuk ka bazë për vendosjen e sinjalistikës në komunikacion dhe as për sanksionim.

“Respektimi i rendit publik! “Me qëllim respektimin e rendit publik, sidomos gjatë sezonit veror turistik, përgjatë shëtitores qendrore (prej te Ura e Qarshisë dhe deri te Tregu i Gjelbër),

ndalohet shëtitja me bikini dhe brekë plazhi gjatë gjithë ditës. I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës./albeu.com/

TË NGJASHME