‘Verë edhe në tetor’! Habit meteorologia: Do të kemi vetëm 3-4 javë…

by author

Pra edhe dimri do të ketë më shumë ditë me diell dhe me temperatura mbi mesataren dhe më pak, ditë tipike të dimrit.”

Advertisements

Muaji tetor vijon ende të jetë më temperature të larta.

Advertisements

Muaji tetor vijon ende të jetë më temperature të larta.

Duket se muaji i parë i vjeshtës ende nuk po sjell aromën e vjeshtës. Temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente, sidomos gjatë ditë, arrijnë deri në 32 gradë Celsius. Ndryshimet klimatike, kanë sjellë një miksim të stinëve.

“10 ditëshi i parë është mbyllur me temperatura të larta, madje 31 dhe 32 gradë janë 8 gradë më të larta, nga çfarë duhet të jenë temperatura shumë të larta, sidomos nëse flasim për vlerat, maksimal. Mesdita është tipikë si një mesditë qershori. Pra temperaturat 31 dhe 32 janë tipike qershori edhe pse jemi ne tetor”,- Ladja Porja, meterologe.

Vera që lamë pas, ishte ndër më të nxehtat, jo vetëm për Shqipërinë. Meterologët thonë se tashmë kushtet atmosferike, kanë ndryshuar, duke qenë më në favor të temperaturave të larta.

“Sa i përket dimrit, deri në fund të vitit 2023, përfshirë dhe nëntorin dhe dhjetorin, ky vit do të mbyllet si një i nxehtë dhe më pas na pret serish që të kemi edhe ne vitin 2024 temperatura të larta.

Pra edhe dimri do të ketë më shumë ditë me diell dhe me temperatura mbi mesataren dhe më pak, ditë tipike të dimrit. Nga një dimër tre muaj do jetë i cunguar në vetëm 3-4 javë”,-tha Lajda Porja.

TË NGJASHME