Vetëm djem në festën e beqarisë së Luizit, ja çfarë bëjnë Efi dhe Dea që t’u bashkohen

by author

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur një super festë beqarie për Luiz Ejllin. Vëllai i Madh futi në shtëpi disa striptiste dhe disa nga ish-banorët e BB VIP.

Advertisements

Qetsori, Sabiani, Lorenci, Beati, Gerti dhe Ronaldo u rifutën në shtëpi për të festuar së bashku me këngëtarin, i cili pritet që gjatë finales së madhe t’i japë fund beqarisë.

Advertisements

Siç ka treguar dhe Kiara Tito në “Fan Club”, të shtunën ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ndërkohë duke qenë se festa ishte vetëm me djem, Efi Dhedhes dhe Dea Mishel kanë vendosur që të maskohen si ata, në mënyrë që t’i bashkohen festës.

Efi kishte vizatuar mjekër dhe Dea kishte vendosur diçka në trup që t’i dukej barku më i madh. Që të dyja kanë kërcyer dhe shijuar pafund festën.

TË NGJASHME