“Vetëm për këtë arsye do të hiqja dorë nga dashuria për bashkëshortin”, Rudina Dembacaj shtang me deklaratën

by author

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale.

Advertisements

E pyetur nga moderatori se ‘për çfarë do ta sakrifikonte dashurinë e saj’, aktorja u shpreh se do të heqë dorë nga ajo vetëm nëse kjo është më e mira për fëmijët e saj.

Advertisements

“Vetëm për fëmijët. Nëse është më e mira e fëmijëve që të heq dorë nga dashuria do e bëja. Për asgjë tjetër. Madje një herë që u zura unë me Markun më tha njëra nga gocat që po u ndave ti me babin ne do të vijmë me ty.”- tha Rudina.

Ndër të tjera aktorja ka treguar se bashkëshorti i saj, Mark Frroku nuk është xheloz për të pasi sipas saj ai ka besim tek vetja.

“Marku nuk e shfaq xhelozinë. Mesa duket ka shumë besim tek vetja dhe bravo i qoftë. Të them të drejtën nuk ka treguar ndonjëherë kështu dobësish”, tregoi ajo.

TË NGJASHME