Bjeshkët në Shqipëri të go dasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pus htuar.
Advertisements
Mes kësaj bukurie, ndodhet një xhevahir i vogël, në ngjyrë blu të theksuar,
Advertisements
i jashtëzakonshëm, unik, magjik, me efekte të mrekullueshme në shëndetin e njeriut, fruti që quhet boronicë.
Boronica ndodhet në zonat më të varfëra të Shqipërisë. Gati 80 % e banorëve sigurojnë të ardhura me boronicën.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar një banor i fshatit Novosejt shfaqet duke mbledhur boronica.
Ajo që na bie në sy është mënyra e veçantë e mbledhjes së tyre.
“Kjo që mbledh unë është boronica, i mbledh me këtë krehërin që e kam modifikuar vetë.
Mund të mbledh deri në 50 kg në ditë. Më duhet 7 deri në 8 orë për të mbledhur këtë sasi, më ndihmojnë edhe familjarët.
Treg ka, por është i dobët. Këtë vit nuk është se ka pasur shumë prodhim”, u shpreh banori.
Sipërfaqja më e madhe me boronicë ndodhet në Qarkun e Kukësit në Bjeshkët e Shishtavecit, Cajës ,Kolesjanit dhe Bicajve
Ndërsa në Tropojë pothuajse të gjithë bjeshkët kanë frutin e Boronicës.