Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Apeli i GJKKO merr vendimin për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

by author

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Safet Gjicin, i cili kishte masë më të butë sigurie.

Advertisements

Gjithashtu, togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për Alma Kaçin, duke dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie ndaj saj”.

Advertisements

Njoftimi:

Gykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

TË NGJASHME