Vjen paralajmërimi! Korriku nisi dhe do të vijojë me reshje shiu, por kujdes këto 2 ditë të javës

by author

Edhe pse jemi në muajin Korrik, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente në disa zona të territorit të vendit. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se parashikohet që vranësirat të zhvillohen më shumë gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.

Advertisements

Ndërkohë, ditët e tjera të javës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta që pritet të kulmojnë ditën e premte në qytetet e zonave të Ulëta, ku do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Advertisements

Hakil Osmani: Zonat bregdetare gjatë kësaj jave pritet të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, edhe pse gjatë ditës së martë dhe të mërkurë pritet që të kemi prezente vranësirat në zonat bregdetare, dita e sotme, dita e enjte dhe dita e premte do të sjellin intervale të gjata me kthjellime. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar, sot mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Dita e martë, dita e mërkurë, do të sjellin vranësira të shpeshta, prezencë të lagështirës që do të bëjë që në zonat Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së Ulët, të kemi prezente reshjet e shiut gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit, pritet të kenë herë pas here edhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Dita e enjte dhe dita e premte do të zvogëlojë hartën e reshjeve në territorin e vendit duke bërë që të jenë prezente vetëm në zonat malore dhe kryesisht në Verilindje të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme, maksimumet do të regjistrojnë vlerat 33 gradë Celsius. Dita e nesërme dhe dita e mërkurë do të sjellë temperatura rreth vlerave 34 gradë Celsius në orët e mesditës. Dita e enjte dhe dita e premte do të sjellin një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që në qytete të zonës së Ulët, priten temperatura 36 apo 37 gradë Celsisus. Në zonat bregdetare do të kemi temperatura të larta, rreth 33-34 gradë Celsius./tvklan.al

TË NGJASHME