Vjen paralajmërimi, zbuloni kur priten reshjet e shiut

by author

Rrymime shumë të ngrohta ajrore po vazhdojnë në territoret tona, ndërsa fronti i ftohtë ajror është nisur dhe tani gjendet larg në veriperëndim të Kontinentit të Vjetër.

Advertisements

Fronti i ftohtë do të përparojë dhe sa më afër që vjen aq më shumë rriten temperaturat te, ngase fronti shtynë temperaturat e larta përpara.

Advertisements

Me depërtimin e frontit (të dielen) do të vijë deri të ulja e temperaturave dhe atmosfera do të reagojë bujshëm me zhvillime të fuqishme konvektive që si pasojë parashihet të ketë rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Lokalisht do të ketë gjasa për shtrëngata mjaft të fuqishme dhe reshje mjaft intensive që mund të shkaktojnë vërshime të shpejta kalimtare.

Deri atëherë gjithnjë e më nxehtë, ndërsa kulminacioni i nxehtësisë do të jetë të shtunën kur ajri i ngrohtë grumbullohet në territoret tona para “shpërthimit” të frontit të ftohtë që vjen të dielen.

Rrebeshe mjaft intensive priten në shumë pjesë të Kosovës, disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi dhe jug e juglindje të Shqipërisë. Ky front do të vjen në moment të përshtatshëm, ngase temperaturat shumë të larta dhe mungesa e reshjeve ka bërë që të ndjehet shumë ashpërsia e thatësisë dhe nxehtësisë.

Reshjet do të jenë shumë të mirëseardhura edhe për pastrimin e ajrit dhe ambientit në përgjithësi, ndërsa ulja e temperaturave nuk do të jetë shumë e madhe.

TË NGJASHME