Vjeshta po merr “fronin”, ja në cilat zona do të ketë reshje shiu dhe vranësira

by author

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Advertisements

Në orët e mesditës vranësirat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 16 deri 34°C, në zonat e ulëta 16 deri 35°C dhe në zonat bregdetare 19 deri 33°C.

HARTA LIVE

TË NGJASHME