Vjollca premton të rrallojë cigaren, bën pakt me Gjebrean: Do mundohem të pi…(Video)

by author

Vjollca i përgjigjet pozitivisht lutjeve të djalit dhe mbesës së saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të rralluar sasinë e cigareve që ajo konsumon. Por, për ta konkretizuar premtimin e saj, moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea i kërkon një numër konkret të cigareve që do të pijë gjatë ditës. Aktualisht, Vjollca konsumon një stekë brenda 2-3 ditësh pavarësisht gjendjes së saj të rënduar shëndetësore.

Advertisements

Ardit Gjebrea: Vjollca, si do ia bëjmë?

Advertisements

Vjollca: Do ta rralloj.

Ardit Gjebrea: Mirë. Do bëjmë një pakt bashkë. Më thuaj një numër, sa cigare do pish në ditë? Një numër, mendohu mirë.

Vjollca: Shiko, të jem e sinqertë dhe të bëj muhabet të rregullt. Unë pi 3 paketa në ditë. Do mundohem të pi një paketë.

Ardit Gjebrea: Vetëm një?

Vjollca: Një paketë, natë-ditë se unë ngrihem dhe natën pi.

Ardit Gjebrea: Po ti futi një të përqafuar Resulit dhe ja, natën e more dozën dhe gjithë atë dozën që do e merr nga ai përqafimi.

Vjollca: Shiko, cigarja është ves i keq.

Ardit Gjebrea: E di.

Vjollca: Unë këtë ves të keq e kam dhe nuk e heq dot./tvklan.al

TË NGJASHME