Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një bar kafene në Pistoia të Italisë. Një klient ka vjedhur disa brioshë nga që ishte shumë i uritur dhe të nesërmen është rikthyer në bar për të kërkuar falje, madje ka lënë edhe një shënim falenderimi me 10 Euro, pra kostoja e brioshëve.
Advertisements
“Përshëndetje, më falni, mëngjesin e kaluar isha i uritur dhe nuk kisha para. Faleminderit”, ky është teksti i shënimit që Maurizio Milani, pronari i kafenesë në Pistoia gjeti jashtë derës disa ditë më parë.
Advertisements
Së bashku me mesazhin ishin edhe 10 euro, ekuivalenti i parave të dhjetë brioshëve që ‘hajduti’ i kishte vjedhur një ditë më parë.
Lajmi ka bërë menjëherë xhiron e mediave sociale dhe tashmë pronari i lokalit ka vendosur t’i ofrojë një punë “hajdutit”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.