Vr au të moshuarin në sy të gruas, gjykata merr vendimin drastik për shqiptarin

by author

Itali- Dënohet me burgim të Përjetshëm shqiptari në Itali.

Advertisements

Paulin Meçaj, 32-vjeçari shqiptar i cili një vit më parë i mori jetën ish-bankierit italian Giovanni Caramuscio, është dënuar ditë ne sotme me burgim të përjetshëm.

Advertisements

Të njëjtin dënim ka marrë dhe bashkëpunëtori i Meçajt, Andrea Capone, nën akuzë për v rasje me dashje, grabitje me pasoja të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa viktima ishte duke tërhequr para nga një bankomat në qytetin e Leçes, Itali, në sy të gruas së ish-bankierit 69-vjeçar. Shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij tentuan t’i vidhnin paratë 69-vjeçarit por pasi hasën në rezistencë, e qëlluan atë me armë duke i marrë jetën.

Të dy autorët e krimit të rëndë gjatë procesit gjyqësor, fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit, i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

TË NGJASHME