Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë/ Momenti kur viktima vrapon drejt banesës (VIDEO)

by author

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet e sherrit mes të rinjve në Tiranë, ku ndërroi jetë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi.

Advertisements

Toshkëzi u qëllua me thikë pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj.

Advertisements

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, viktima pasi është goditur me thikë ka vrapuar në drejtim të banesës.

Ai është ndjekur deri në një pikë të rrugës nga një prej autorëve, i cili më pas është kthyer dhe është larguar në drejtimin tjetër.

20-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë njërin prej autorëve, Ensi Maze, ndërkohë që është shpallur në kërkim Axel Hoxhaj.

Burime bëjnë me dije se shkak për konfliktin mes të rinjve është bërë ngacmimi i një vajze.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi në afërsi të banesës, kur ai po kthehej nga puna dhe debati agravoi në përdorimin e thikës.

TË NGJASHME