Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm ish policin, Koço Buzon i cili vrau mizorisht gruan e tij, Liljana Buzo në maj të vitit 2021.
Advertisements
Buzo vrau gruan me breshëri kallashnikovi pasi kjo e fundit donte t’i jepte fund martesës së tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e 6 majit të 2021-shit në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre.
Advertisements
58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit. Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti,
i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit ditën e vrasjes.