Tefta Malaj ka dhënë dëshminë në polici, pasi i shoqi Taulanti masakroi me thikë vajzën e tyre, Xhesika dhe shtetasin italian Massimo De Santis, pasi dyshonte se kishin lidhje jashtëmartesore.
Advertisements
Ajo tha për hetuesit italian se 45-vjeçari, i cili punonte si bukëpjekës në shtetin fqinj, ishte posesiv dhe xheloz, madje e pengonte që të krijonte kontakte me njerëz të tjerë si edhe të dilte nga shtëpia për të pirë kafe me miqtë.
Advertisements
Vitet e fundit, theksoi ajo, kishte nisur të bëhej shumë xheloz për shkak se e akuzonte se kishte lidhje jashtëmartesore me Massimo De Stantis.
Por shqiptarja e ka mohuar kategorikisht që të ketë tradhtuar bashkëshortin me shtetasin italian, të cilin e kishte fqinj.
Gjatë dëshmisë nga spitali, Tefta Malaj tregoi se thikën me të cilën burri i saj kreu vrasjet nuk e kishte parë kurrë në shtëpi.
Massimo De Santis u godit me 23 herë me thikë, ndërsa Xhesika 16-vjeçare mmori 6 goditje, të gjitha në gjoks.
Autori i krimit të dyfishtë ka pranuar vrasjet, i cili dyshohet se fillimisht vrau në korridorin e pallatit fqinjin italian, që dyshonte se ishte i dashuri i gruas së tij, dhe më pas masakroi të bijën brenda banesës, e cila mbrojti me trupin e saj të ëmën.
Më tej, Tefta Malaj do të kishte kërkuar vendosjen e kamerave në shtëpi (në dhomën e ndenjes dhe në dhomën e gjumit) për të monitoruar bashkëshortin e saj pasi kishte mësuar se ai kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij Xhesikën që në moshën 14-vjeçare.
Varrimi i adoleshentes do të bëhet mëngjesin e së hënës në orën 10.30 në Torremaggiore. Pasi nëna e saj të dalë nga spitali dhe gjendja e saj të përmirësohet, do të varroset në Shqipëri.