Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk mungojnë në asnjë moment.
Advertisements
Dje ka pasur përplasje të shumta mes banorëve, ku një ndër to është ai midis Olta Gixharit dhe Armaldo Kllogjerit.
Advertisements
Ata të dy prej disa javësh qëndronin shumë me njëri-tjetrin dhe u duk sikur ishin miq.
Por dje aktorja u shpreh e zhgënjyer nga tenori. Sipas Oltës, Maestro po e at akon në një mënyrë të shëmtuar së bashku me Kiara Titon. Nga ana tjetër, Armaldo i tha aktores së njohur se është ajo që po e largon.
Olta: Ti mua më a tako, kjo është loja. Por kur ti më vë mua në lojë bashkë me Kiarën, është shumë e shëmtuar. Nëse do e bëjë vetëm unë do ta mbaja lojën.
Armaldo: Ti mendon se unë e kam bërë për lojë me Kiarën atë gjë? Ti më ke thënë se më do në këtë lojë. Olta: Edhe të dua, por thjesht tani po të shoh si një njeri që s’duhet t’ia kesh besën, përfundimisht. Do të më krijosh besim, jepi. Por jo me fjalë, me vepra.
Armaldo: Ti po largohesh prej meje. Mes diskutimit të Qetsorit dhe Armaldos, Olta ndërhyri disa herë dje duke thënë se Armaldo ka pasur vetëbesim të ulët. Nga ana tjetër, Kiara i kërkoi Oltës mos të ndërhynte, pasi Maestro mund të mbrohet vetë e se ndërhyrja e saj e nxjerr keq.