Një punonjës policie ka mbetur i vdekur pasi mjeti i tij është përplasur me një trajler në aksin Korcë Bilisht në afërsi të fshatit Neviçisht.
Advertisements
Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.
Advertisements
Policia beri të ditur se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë Ilir Duni po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale ndërkohë që Vaskë Çunoti drejtues i mjetit të tonazhot të rëndë për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor. Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasje e mjetit të vogël me mjetin e tonazhit të rëndë.
Shërbimi Informativ i SHBA zbardh detaje tronditëse: Covid-19 nuk u krijua në laborator, dyshohet se u transferua nga…
Nga përplasja, mjeti është përfshirë nga flakët dhe u desh nderhyrja e shërbimit zjarrfikës për të fikur zjarrin. Goditja ka qenë aq e fortë sa 62 vjeçari Ilir Duni që udhëtonte i vetëm në mjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e trajlerit për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.