Zbardhen detajet e reja/ Si ra në ‘grackën’ e SPAK shoferi i Ardi Veliut, kryente kontrabandë familjarisht

by author

Një sinjal i ardhur nga Franca që në fillim të nëntorit se atje vidheshin sende me vlerë dhe kontrabandoheshin në vendin tonë, detyroi SPAK të niste hetimet.

Advertisements

Në mesin e personave të denoncuar nga autoritetet franceze ishin edhe një familje që, sipas të dhënave, kishte lidhje të forta në strukturat e policisë së Shtetit. Një nga të dyshuarit ishte pikërisht shoferi i Ardi Veliut, drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në hetim bëhej fjalë edhe për familjen e tij dhe të përfshirë në këtë aktivitet ishin edhe një sërë efektivësh të pikave doganore nga hynte malli.

Advertisements

Edhe pse SPAK nuk ka bërë me dije detaje në mënyrë zyrtare për këtë dosje, për të cilën mësohet se janë prerë diku rreth 18 urdhër-arreste, të dhënat paraprake tregojnë se shoferi i Ardi Veliut është vënë në pranga e bashkë me të, disa efektiv policie si dhe dy biznesmenë, në dyqanet e të cilëve bëhej edhe shitja e mallit. Pritet që SPAK të komunikojë emrat dhe akuzat e të përfshirëve në këtë aktivitet kriminal, që mësohet se mes të arrestuarve është edhe një pronar agjencie udhëtimesh.

Sipas të dhënave hetimore, emri i Sokol Idrizaj, shoferit të Ardi Veliut, ka dalë si pritës i disa çantave të dërguara nga Franca në drejtim të vendit tonë. Idrizaj është marrë në pyetje dhe ka treguar para oficerëve të BKH-së, rrethanat e pritjes së këtyre dërgesave. Zyrtarisht u saktësua se ndaj tij por edhe personave të tjerë të dyshuar nga SPAK, deri në atë fazë ku ndodheshin hetimet, nuk ishte marrë asnjë masë ndaluese.

Nga Franca, këto çanta mësohet se janë dërguar nga vajza e Idrizajt që jeton dhe studion atje. Sendet me vlerë dyshohet se janë grabitur nga shqiptarë të ndryshëm në Francë dhe transportoheshin në rrugë të ndryshme në Shqipëri, kryesisht përmes autobusëve. SPAK pretendon se më pas këto sende shiteshin në dyqane të ndryshme, ku mësohet se dy prej tyre janë vënë në pranga.

TË NGJASHME