Zbardhen të tjera informacione nga atentati që tronditi vendin në mesnatë/ Gentjan Bejtja, dëshmitar për dy krime, ja dyshimet e forta për vrasjen në Krujë

by author

Gentjan Bejtja, i cili dyshohet se ka qenë në shënjestër të atentatit mesnatën e kaluar, ku u vra kunati i tij Ramazan Sina si dhe u plagos djali i tij Alvi Bejtja, rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Advertisements

Përveç precedentëve të mëparshëm, pas atentatit të natës së kaluar dyshohen dhe dy krime të tjera me të cilat Bejtja ka lidhje.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë në emisionin “Në Shënjestër”, dëshminë e Gentjan Bejtjas për vrasjen e Iljaz Calit, biznesmen kromi më 3 prill 2022 në segmentin e autostradës Tirane- Durrës, kur persona ende të pa identifikuar më një makinë e cila lëvizte në paralel më makinën e Çalit hapin zjarr.

Bejtja ishte një nga personat e fundit që kishte kontakte me Calin. Në dëshminë e tij për policinë, ai ka treguar dhe vizitën 3-4 ditë para vrasjes.

Siç do të pohonte edhe Gentjan Bejtja, Iljas Çali i ishte shprehur se minierën e kishte marrë sërish në zotërim, por nuk kishin biseduar më gjatë.

“Më tha që ‘e kam marrë vetë minierën’. Lajmin e vrasjes e mësova nga televizori. Në varrimin e Iljasit nuk shkova, sepse unë kisha miqësi me të, por nuk kisha lidhje aq të forta me familjen e tij”.

Alibia e tij për të mos shkuar në varrimin e mikut, me të cilin kishin hyrje dalje familjare nuk iu është dukur e besueshme hetuesve.
Duket se ai nuk shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Iljas Calit, për të shmangur kontaktet me disa personazhe të tjera nga Nikla, që gjendeshin në atë varrim.

Ku siç thuhet Bejtja ka konflikte dhe përplasje të lindura kohët e fundit.

Po kështu Bejtja ka dhënë dëshmi edhe për atentatin ndaj Marklen Hakës, një tjetër ngjarje e cila dyshohet se qëndron pas atentatit të djeshëm.

TË NGJASHME